Një zjarr shpërtheu paraditen e 25 marsit 2026 në Hotelin Bristol, një hotel luksoz me pesë yje në Paris, pranë Pallatit Elysee. Ngjarja ndodhi në rrugën Rue du Faubourg Saint-Honoré, nr. 114.
Flakët filluan në kuzhinën e bodrumit të ndërtesës nëntëkatëshe. Sipas mediave franceze, rreth 400 persona, përfshirë stafin dhe klientët, u evakuan sipas procedurave standarde.
Në vendngjarje mbërritën rreth 100 zjarrfikës për të shuar zjarrin, i cili u vu nën kontroll. Policia mbylli rrugën dhe autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të shmangeshin zonën.
Departamenti i komunikimit të hotelit deklaroi: "Një zjarr shpërtheu në orën 11:00 të mëngjesit në kuzhinat e restorantit. I gjithë stafi dhe klientët u evakuuan. Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje. Gjithçka është nën kontroll."
Mediat raportojnë 2-3 lëndime të lehta tek stafi gjatë përpjekjeve për të shuar flakët fillestare. Hoteli, i vizituar shpesh nga liderë botërorë, ndodhet në pronësi të grupit gjerman Oetker.