Një zjarr shpërtheu të martën në një ndërtesë 28-katëshe në zonën Midtown të Manhattanit, në Nju Jork. Ngjarja ndodhi pranë pikës së nisjes së paradës tradicionale St. Patrick’s Day Parade.
Flakët shoqëroheshin me re të dendura tymi të zi, të dukshme nga distanca. Autoritetet izoluan zonën dhe dërguan dhjetëra ekipe zjarrfikësish. Zjarri dyshohet se nisi në pjesën e çatisë së ndërtesës, por shkaqet mbeten të paqarta.
Më shumë se 250 zjarrfikës morën pjesë në operacion. New York City Fire Department konfirmoi se përballeshin me një situatë me intensitet të lartë. Përpjekjet për shuarjen vazhdojnë.
Deri tani nuk raportohen të lënduar. Autoritetet paralajmëruan për ndërprerje të trafikut dhe vonesa në transportin publik në zonën e prekur. Parada St. Patrick’s Day u zhvillua sipas planit, me ndërprerje të pjesshme.