Një zjarr është raportuar ditën e sotme në zonën e Astirit, në Tiranë, pranë objektit të njohur si Vila L. Flakët kanë përfshirë një garazh, duke vënë në lëvizje shërbimet e emergjencës.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për të shmangur përhapjen e tyre në zonën përreth. Sipas informacioneve paraprake, shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat për hetimin e rrethanave të këtij rasti.