Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, u përgjigj ndaj reagimeve pas kompromisit të së shtunës për strukturat paralele serbe. Ai shkroi se strukturat paralele, që funksionuan 20 vjet në Kosovë, përfshirë 12 vjet pas pavarësisë, u mbyllën në një mandat të Qeverisë Kurti.
Sipas Zulfajt, tani ka nisur procesi i integrimit të arsimit dhe shëndetësisë në sistemin e Republikës së Kosovës. Ky proces fillon e hëna përmes evidentimit drejt legalizimit dhe përfshirjes së plotë në sistemin ligjor të Kosovës.
Kompromisi me Bashkimin Evropian
Kryeministri Kurti zhvilloi të shtunën takimin me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen. Pas takimit u arrit marrëveshje që Ligji për të Huajt të zbatohet me masa shtesë: leje të përkohshme qëndrimi për 12 muaj për serbët pa dokumente të Kosovës dhe njohje e kartave të identitetit të lëshuara nga autoritetet serbe. Këto masa zbusin pasojat e zbatimit të plotë të ligjit, që nis më 15 mars.
Vendimi u përshëndet nga BE-ja dhe ambasadat e vendeve të BE-së të akredituara në Kosovë.
Reagimet në Kosovë
Opozita e kritikoi Qeverinë për legalizim të strukturave paralele serbe. Zulfaj u tha kritikëve, që ruajtën status quo-në për 20 vjet, të mbajnë statuset e tyre aktuale, sepse do t’u duhen më vonë.
Përditësime
Besa Shahini nga PSD akuzoi kryeministrin Albin Kurti se u tërrheq nga integrimi i strukturave paralele serbe gjatë fundjavës.
Sipas draft-statutit të Asociacionit, arsimi serb funksionon si privat me kurrikulë serbe, të menaxhuar dhe paguar nga Asociacioni.
Shahini shtoi se Kurti po institucionalizon ndarjen administrative dhe minon shtetin e Kosovës pa marrë garanci.