Një 16-vjeçar u dëmtua në një aksident rrugor të ndodhur rreth orës 14:25 të 26 tetorit në fshatin Balldre, në Lezhë. Ai po drejtonte një ciklomotor në aksin dytësor Balldre–Rraboshtë, kur dyshohet se humbi kontrollin.
Pas aksidentit, 16-vjeçari u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës. Burimet nuk japin hollësi të tjera për gjendjen e tij shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.