Një 17-vjeçar ka therur me thikë një 21-vjeçar mbrëmjen e 9 marsit 2026 në Kaçanik. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:50 në fillim të bulevardit “Ismajl Raka”, tek ura e qytetit.
Viktima, SH.K., rreth 21 vjeç, u dërgua fillimisht në Emergjencën e Kaçanikut për trajtim mjekësor. Më pas u transferua në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe pastaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.
Policia e Kaçanikut u njoftua nga Qendra Emergjente dhe menjëherë doli në vendngjarje. Nga veprimet hetimore në terren u identifikua si i dyshuar J.SH., 17 vjeç. Ai u arrestua rreth orës 23:50 të së hënës, në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, dhe u intervistua nga hetuesit policorë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari u ndalua në mbajtje për 24 orë, për procedura të mëtejshme hetimore. Policia vazhdon hetimet dhe grumbullimin e informacioneve për persona të tjerë të mundshëm të implikuar në rast.