30 deputetë të Parlamentit të Zvicrës kanë nënshkruar një rezolutë, me të cilën kërkojnë drejtësi, paanshmëri dhe barazi në Gjykatën Speciale të Kosovës në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Rezoluta do të dorëzohet të hënën, më 16 shkurt 2026, në orën 11:00, nga veprimtari Sali Bislimi pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ky dokument, i siguruar nga KosovaPress, është nënshkruar nga deputetë të të gjitha partive politike zvicerane. Tre vjet më parë, rezoluta është adresuar fillimisht Qeverisë zvicerane.
Deputetët zviceranë theksojnë nevojën për një gjykatë të paanshme dhe të barabartë në trajtimin e ish-krerëve të UÇK-së.
Përditësime
30 deputetë zviceranë kanë publikuar tekstin e plotë të rezolutës për drejtësi në Hagë, bashkë me nënshkrimet e tyre.