Eduard Zaloshnja, në bashkëpunim me shkrimtarin dhe studiuesin Bashkim Shehu, ka kryer vjet studimin më të thellë statistikor për nivelin e besimit fetar në Shqipëri. Ky studim, mbështetur nga fondacioni gjerman Konrad-Adenauer-Stiftung (KAS), përfshin 60 pyetje të bëra të anketuarve. Studimin e plotë mund ta gjeni në linkun: https://www.kas.de/sq/web/albanien/titujt/-/content/studim-statistikor-mbi-besimin-fetar-ne-shqiperi-1.
Një pyetje specifike pyeste: “Pavarësisht nëse ju besoni apo nuk besoni realisht në ndonjë fe të caktuar, po të bazoheni vetëm në origjinën tuaj familjare, cilës fe i përkisni tradicionalisht?”. 12.6% e të anketuarve u përgjigjën për tarikatin bektashian.
Sipas të dhënave të INSTAT-it, Shqipëria ka 2.36 milionë banorë, përfshirë fëmijët dhe adoleshentët. Duke ndërthurur këto të dhëna, ekstraplohet se afërsisht 300 mijë banorë kanë origjinë familjare bektashiane.
Bazuar në detajet e sondazhit, mbi gjysma e këtyre 300 mijëve banojnë në jug të lumit Shkumbin, ndërsa rreth një e treta mes lumenjve Shkumbin dhe Mat.
Sa i përket besimit personal në fenë e origjinës familjare, bektashijtë regjistrojnë nivelin më të ulët, me më pak se gjysmën e tyre që besojnë në të. Katolikët kanë nivelin më të lartë, me mbi dy të tretat që besojnë në fenë e origjinës.
Në total, 41% e banorëve të rritur të Shqipërisë nuk besojnë në ndonjë fe. Vetëm 6.8% e tyre mund të konsiderohen thellësisht besimtarë të fesë që deklarojnë.