Më 18 shkurt 2026, në fshatin Librazhd Katund të bashkisë Librazhd, Policia e Elbasanit ka njoftuar se është gjetur pa shenja jete shtetasi S. H., 49 vjeç, në një përrua.
Sipas informacionit paraprak, dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur. Familjarët kanë deklaruar se S. H. ishte larguar nga banesa pasditen e 17 shkurtit 2026 dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes.