Një aksident me fatalitet ndodhi mbrëmjen e 18 shkurtit 2026, rreth orës 19:25, në autostradën Lushnje-Fier.
Një automjet përplasi këmbësorin Skënder Maledhi (S. M.), rreth 70 vjeç, i cili humbi jetën në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit, shtetasi G. Sh., 52 vjeç, u shoqërua në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sipas njoftimit zyrtar të policisë, ngjarja ndodhi në aksin rrugor Fier-Lushnje. Hetimi po vazhdon për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë.
Përditësime
Genci Shahini drejtonte taksinë gjatë aksidentit në fshatin Rrapëz. Viktima Skënder Maledhi po përpiqej të kalonte autostradën nga njëra anë në tjetrën. Ambulanca po pret për transportin e trupit në morg.