Një aksident me pasojë vdekje ndodhi pasditen e së shtunës në zonën Mastichari të ishullit Kos në Greqi.
Një 61-vjeçar humbi jetën pasi u shtyp nga traktori që drejtonte. Ngjarja ndodhi kur drejtuesi tentoi të kalonte një pjesë përroi, çka rezultoi me përmbysjen e mjetit dhe bllokimin e tij poshtë traktorit.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe ekipet e emergjencës, por 61-vjeçari u nxor pa shenja jete. Autoritetet lokale greke kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.