Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur kur një automjet tip Mini Cooper, në të cilin udhëtonin dy vajza, është përplasur me një mjet tip Benz C Class.
Sipas të dhënave paraprake nga vendngjarja, përplasja ka ndodhur në një kryqëzim, ndërsa mjeti tip Mini Cooper ka përfunduar në kanal si pasojë e goditjes. Dëshmitë e para sugjerojnë se mjeti tip Mini Cooper lëvizte me shpejtësi në momentin kur u përplas me automjetin që vinte nga krahu i majtë.
Dy vajzat që ndodheshin në automjetin e aksidentuar janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet përkatëse për të kryer veprimet procedurale dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes nën mbikëqyrjen e ekspertëve të trafikut.