Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e 3 shkurtit 2026, pranë mbikalimit të Shkozetit, në autostradën Durrës-Tiranë.
Automjeti i tipit Volkswagen Golf ka përplasur një motoçikletë, e cila pas përplasjes ka përfunduar jashtë rruge.
Policia ka mbërritur në vendngjarje. Drejtuesi i motoçikletës është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.