Pasditen e së dielës, me 2 gusht 2026, një aksident rrugor është regjistruar në Rrugën e Kombit, konkretisht në segmentin Rubik-Rrëshen. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, përplasja ka ndodhur midis dy automjeteve, duke sjellë si pasojë lëndimin e një personi.
I lënduari është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Deri në këto momente, nuk ka ende të dhëna zyrtare lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor po vijon veprimet përkatëse, me qëllim përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të plota që çuan në këtë aksident.