Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e 1 shkurtit 2026, rreth orës 20:05, në sheshin Demokracia në Shkodër.
Automjeti me drejtues shtetasin N. Xh. është përplasur me shtetasin N. Sh., i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë, N. Sh. ka mbetur i dëmtuar dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Shkodër, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet. Grupi hetimor i Policisë po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Përditësime
Nexho Shabani, humoristi i njohur, u identifikua si biçiklisti i lënduar në aksidentin në Sheshin Demokracia të Shkodrës.