Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 08:10 në Unazën Perëndimore të Shkodrës. Automjeti me drejtues shtetasin A. G. ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. L. dhe më pas ka goditur një shtetas që lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi rreth 50 vjeç që ishte në biçikletë. Dy drejtuesit e automjeteve janë dëmtuar lehtë dhe janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës.
Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e përplasjes, ku biçikleta është hedhur disa metra larg. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Përditësime
Policia identifikoi viktimën si Shkëlqim Krasniqi, 62 vjeç. Shoferi i Benz-it ishte Adnand Galica, ndërsa ai i Ford-it ishte Fatbardh Lishi. Benz-i tentoi tejkalim me shpejtësi të lartë dhe u përplas ballë për ballë me Ford-in, paralel me çiklistin. Një video e re nga automjeti kundërshtar tregon tentativën e tejkalimit.