Një aksident rrugor ka ndodhur gjatë ditës së sotme në bulevardin kryesor të qytetit të Gjirokastrës, në lagjen 18 Shtatori. Përplasja ka ndodhur midis një automjeti tip Nissan Micra dhe një mjeti tip Jeep, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Fatmirësisht, nga ky aksident nuk ka persona të lënduar. Grupi hetimor i Policisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.