Pasditen e kësaj të shtune, rreth orës 16:00, ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë–Gjilan, konkretisht në fshatin Mramor. Në këtë ngjarje janë përfshirë tri automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas njoftimit zyrtar të dhënë nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, si pasojë e këtij aksidenti kanë pësuar lëndime trupore tre persona.
Ahmeti konfirmoi se njësiti i trafikut rajonal ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer procedurat e nevojshme dhe për të zbardhur rrethanat e plota të përplasjes.