Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një këmbësoreje u regjistrua pasditen e së mërkurës në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, në vendin e njohur si “Ura e Spatharit”.
Shtetasja Heidije Bajrami, rreth 65 vjeç, u përplas nga një automjet tip “Toyota” me targa AA 209 JX që drejtohej nga shtetasi Xheladin Omeri. Përplasja ishte e fortë dhe i shkaktoi të moshuarës plagë të rënda.
Viktima u transportua menjëherë me urgjencë drejt spitalit bashkiak të Librazhdit, por mbërriti pa shenja jete. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa drejtuesi i mjetit po merret në pyetje lidhur me dinamikën e ngjarjes.