Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u përball me pyetjet e gazetarëve gjatë pjesëmarrjes në një organizim për nderimin e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai bëri homazhe te memoriali "Kosova kujton", ku theksoi rëndësinë e kësaj date përkujtimore.
Gjatë këtij prononcimi, Kurti u pyet nëse do të marrë pjesë në marshin e paralajmëruar për ditën e nesërme, i cili ka për qëllim shprehjen e mbështetjes për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët aktualisht po përballen me procese gjyqësore në Hagë. Gjithashtu, ai u pyet edhe në lidhje me çështjen e nënkryetarëve, mirëpo nuk dha ndonjë përgjigje konkrete për asnjërën nga këto dy tema.
“Më vonë përgjigjemi për çështje të tjera, këtu jemi për 25-vjetorin e 11 shtatorit”, u shpreh shkurtimisht Kurti. Marshi, i cili është organizuar nga platforma Liria ka Emër, pritet të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës për të kërkuar drejtësi për figurat kryesore të luftës.
Përditësime
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, konfirmoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve, aktivistëve dhe mbështetësve të partisë në marshin për liri. Ky organizim ndodh në prag të shpalljes së vendimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).