Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vlerësoi gazetën dhe shtëpinë botuese Rilindja si një ndër shtyllat kryesore të vetëdijes kombëtare dhe emancipimit shoqëror në Kosovë. Në një postim publik, ai theksoi se arkiva e kësaj gazete, e ndërtuar përgjatë katër dekadave e gjysmë, mbetet një burim i rëndësishëm i historiografisë vendore.
Sipas Kurtit, së bashku me Universitetin e Prishtinës dhe Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, Rilindja ka pasur rol qendror në zhvillimin e shqipes së shkruar dhe në përcjelljen e vlerave profesionale e kombëtare.
Me rastin e 36-vjetorit të Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut, kryeministri priti në një takim ish-gazetarë, redaktorë dhe autorë të kësaj gazete, me të cilët diskutoi mbi rëndësinë e raportimit dhe dokumentimit të ngjarjeve historike. Të pranishmit në këtë takim ishin:
• Binak Kelmendi
• Ibrahim Kadriu
• Evliana Berani
• Dush Gashi
• Mehmet Gjata
• Emine Berisha