Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli pezullimin e vizave për emigrantët nga 75 vende, midis të cilave janë Shqipëria dhe Kosova. Ky vendim hyn në fuqi më 21 janar 2026.
Ambasada e SHBA-së në Tiranë njofton se qytetarët shqiptarë me vizë ekzistuese B1/B2 mund të udhëtojnë drejt SHBA-së vetëm për aktivitete të caktuara. Është përgjegjësi e tyre ta përdorin vizën në mënyrë korrekte.
Aktivitete të lejuara me vizë vizitori B1/B2:
• Turizëm
• Pushime
• Blerje
• Vizitë me miq ose të afërm
• Takime me bashkëpunëtorë biznesi
• Pjesëmarrje në një konventë ose konferencë
Aktivitete të ndaluara me vizë vizitori B1/B2:
• Turizëm lindjeje (udhëtim me qëllim kryesor lindjen në SHBA për të marrë shtetësinë amerikane për fëmijën)
• Punë që rezulton në pagesë nga një punëdhënës ose biznes amerikan
• Studimi për një diplomë ose kredite akademike
• Performanca të paguara