Ambasada e Republikës së Kosovës në Francë u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që të ndjekin me përpikëri udhëzimet për votimin me postë. Institucioni ka sqaruar se zarfet me fletëvotime nuk duhet të dërgohen në adresën fizike të ambasadës, pasi kjo nuk është procedura e autorizuar nga autoritetet zgjedhore.
Sipas njoftimit zyrtar, votuesit duhet t'i dërgojnë zarfet në adresën e posaçme të kutisë postare të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ):
KQZ – ZGJEDHJET
BP 30034
75362 PARIS CEDEX 08
Procesi i votimit me postë ka filluar më 21 maj dhe do të përmbyllet më 6 qershor 2026. Mërgimtarët në Francë këshillohen të sigurohen që dërgesat e tyre t'i përmbahen këtij afati kohor dhe adresës së saktë, për të garantuar validitetin e votës së tyre në zgjedhjet e Kuvendit të Kosovës.