Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi sot, më 12 mars 2026, kërkesën e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për heqjen e imunitetit parlamentar të deputetes Belinda Balluku.
Pas këtij vendimi, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Tiranë reagoi me një deklaratë zyrtare, të publikuar në faqen e saj në Facebook. Ambasada mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar.
Një kusht kyç për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta. "Lidhur me vendimin e sotëm të Parlamentit të Shqipërisë për heqjen e imunitetit, Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri deklaron: Holanda mbështet integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me dëshirën e popullit shqiptar. Një kërkesë kyçe për përparimin në këtë proces të bazuar në meritë është ndjekja efektive penale e korrupsionit, përfshirë edhe në nivelet më të larta", thuhet në deklaratë.
Ambasada shton se pret qartë që, në raste të tilla, sistemi i drejtësisë të jetë në gjendje të veprojë me shpejtësi dhe pa pengesa. Politika shqiptare mbetet përgjegjëse për të siguruar zhvillimin e këtij procesi.
Ky qëndrim i Ambasadës holandeze është në vijë me reagimet e mëparshme të ambasadave gjermane dhe britanike për të njëjtën çështje.