Anu Pratipati, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, të enjtën vizitoi zyrën e presidentes Vjosa Osmani.
Takimi lidhet me zhvillimet e fundit në vend, konkretisht me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri.
Osmani nuk mori përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje për një mandat të dytë. Partia i bëri ftesë asaj të matet me Glauk Konjufcën në garë për postin presidencial.
Më pas, presidentja ka paraqitur në Kuvend amendamentet për ndryshimin e Kushtetutës. Këto parashikojnë zgjedhjen direkte të presidentit nga vota e popullit.