Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani priti më 15 janar 2026 në takim ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Anu Prattipati.
Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe përmbushjen e standardeve më të larta demokratike, proces i vlerësuar lart nga të dyja palët.
Duke vënë theksin në rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve, u ritheksua nevoja që ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës.
Osmani dhe Prattipati shkëmbyen pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme në fushën e bashkëpunimit bilateral. Me këtë rast, presidentja kosovare theksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të ecur përpara krah për krah me Shtetet e Bashkuara, në frymën e besimit të ndërsjellë, vlerave të përbashkëta dhe bashkërendimit të ngushtë në proceset strategjike.
Gjithashtu, Prattipati i përcolli presidentes Osmani dhe Zotërisë së Parë urimet për Vitin e Ri nga presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania Trump.
Përditësime
Presidentja Vjosa Osmani priti Prattipat-in dhe diskutoi anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Ajo theksoi besimin në lidershipin e Donald Trump-it dhe gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në paqe, stabilitet dhe siguri. Palët shkëmbyen pikëpamje për agjendën ndërkombëtare të Osmanit në muajt e ardhshëm, me theks në konstituimin e shpejtë të institucioneve.