Policia e Tiranës arrestoi Saimir Gjutën dhe Elvir Gjutën në lidhje me vetëplagosjen e një 18-vjeçareje më 14 shkurt 2026, në një dhomë të hotelit Gjuta në Sauk të Tiranës. Të arrestuarit janë babai dhe kushëriri i Erisjaldo Gjutës, partneri i të resë, i cili posedonte pistoletën e përdorur në ngjarje.
Sipas njoftimit policor, specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës kapën të dyshuarit, të cilët ishin shpallur në kërkim për veprat penale moskallëzimi i krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, të kryera në bashkëpunim. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që ata të hetohen në gjendje të lirë.
Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e 14 shkurtit 2026. E reja u dërgua në QSUT nga anëtarë të familjes Gjuta, e plagosur me armë zjarri në kraharor. Ajo pranoi se u vetëplagos në hotel. Policia, e mbërritur në vendngjarje, nuk gjeti armën e zjarrit as shenja të tjera, çka ngriti dyshime ndaj pesë anëtarëve të familjes për moskallëzim krimi dhe pengim të hetimit.
Gjykata e Tiranës la në arrest me burg Erisjaldo Gjutën për moskallëzimin e krimit, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe armëmbajtje pa leje. Gjykata vendosi detyrim paraqitjeje për nënën dhe xhaxhain e tij, të akuzuar për të njëjtat vepra penale.
Përditësime
Natalia Murtati, 18 vjeçe, identifikuar si vajza e vetëplagësuar në Sauk.
Arrestuar: Saimir Gjuta, 49 vjeç, dhe Erisjaldo, 22 vjeç.
Elvir Gjuta e shoqëroi N. Murtatin në spital bashkë me nënën e Erisjaldos. Ata deklaruan se nuk e njihnin vajzën dhe e gjetën pranë rrotullimit të Fakultetit të Ekonomisë.
Dyshohet se familjarë të fisit Gjuta po fshijnë gjurmët në Hotel Gjuta.