Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, një mashkull dhe një femër kosovare, në Prizren më 3 shkurt 2026 rreth orës 14:00. Të dyshuarit u kapën në cilësinë e dëshmitarëve, pasi tentuan t’i mundësojnë një personi të tretë pajisjen kundërligjshme me dokumente identifikuese.
Gjatë veprimeve hetimore u konfiskuan si prova materiale:
- Dy letërnjoftime të Republikës së Kosovës të dyshuara si falsifikuara.
- Një letërnjoftim i Kroacisë i dyshuar si falsifikuar.
- Një telefon mobil.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit u dërguan në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet për falsifikim dokumentesh, vjedhje identiteti dhe pajisje të kundërligjshme me dokumente identifikuese.