Hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Policinë e Kosovës kanë arrestuar katër persona nën dyshim për mashtrim me një pronë në Prishtinë. Arrestimet kanë ndodhur më 19 shkurt 2026.
Të dyshuarit me inicialet M.M., Sh.B., D.R. dhe B.Zh. dyshohet se kanë falsifikuar dokumente, përfshirë një pasaportë të Serbisë dhe dokumente të tjera identifikuese. Ata kanë prezantuar një person të rrejhtë si pronar të ligjshëm dhe kanë shitur përmes noterit pronën e ankuesit M.T., me sipërfaqe 36.28 arë. Në të njëjtën kohë, kanë mashtruar blerësin H.M., duke pretenduar se dokumentacioni ishte i rregullt.
Nga kjo skemë dyshohet se kanë përfituar 1.578.180 euro. Me urdhër verbal të prokurorit të rastit, policia ka kryer kontrolle në pesë lokacione të ndryshme dhe ka sekuestruar 9.000 euro para të gatshme si provë.
Të dyshuarit ngarkohen me veprat penale:
- Mashtrimi (neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës);
- Falsifikimi i dokumenteve (neni 390);
- Legalizimi i përmbajtjes së rreme (neni 395).
Ata janë intervistuar më 19 shkurt 2026 në prani të avokatëve mbrojtës dhe, pas konsultimit me prokurorin nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, janë vendosur në mbajtje për 48 orë.
Përditësime
Muhamet Meli, Shpend Bobaj, Driton Restelica dhe Burhan Zhinipotoku janë katër të dyshuarit e arrestuar për mashtrim me pronë mbi 1.5 milionë euro në Prishtinë.
Gjykata në Prishtinë caktoi 30 ditë paraburgim për të katër të dyshuarit (nga 48 orë fillestare).
Zhvillime të tjera:
- Prokurori lëshoi urdhër ndalues të përkohshëm për parcelat.
- Gjykata kërkoi urdhër ndalues përfundimtar për pronën.
- Akuzat sipas neneve 323 p.4 lidh. p.1 dhe n.31, 390 p.2, 395 p.1-2 të Kodit Penal.
Prokuroria ka specifikuar detaje të reja mbi arrestimin e katër personave për mashtrim me pronë në Prishtinë:
• Të dyshuarit M.M. dhe Z.J. janë serbë.
• Prona ndodhet në Veternik, me sipërfaqe 56 arë.
• Është konfiskuar një veturë me vlerë deri në 60.000 euro dhe 20.000 euro para të gatshme.
• Çështja i është referuar Departamentit për Krime të Rënda.
Policia zbuloi se mashtrimi dhe falsifikimi i dokumenteve ndodhi në nëntor. Të dyshuarit u ndaluan në fillim për kontroll rutinë. Autoritetet sekuestruan 4 telefona celularë. Midis të arrestuarve janë një kosovar dhe një serb.