Sektori i Hetimeve në Prishtinë ka identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në 27 veprave penale të tipit "Vjedhje e rëndë" në zona të ndryshme të kryeqytetit, pas një pune intensive hetimore dhe operative.
Të dyshuarit janë A.D., 47 vjeç, dhe H.M., 48 vjeç. Gjatë hetimeve janë siguruar prova materiale që mbështesin dyshimin për përfshirjen e tyre në këto raste.
Policia ka realizuar kontrolle në vendbanimet e personave të dyshuar, ku janë sekuestruar prova që ndërlidhen me veprat penale. Në kuadër të hetimit janë ndërmarrë masa të tjera hetimore në koordinim me Prokurorin e Shtetit, për të identifikuar dhe ndriçuar plotësisht rastet.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për nevojat e hetimit të mëtejshëm.