Shtetasi Andrea Rubati, 27 vjeç, banues në Sarandë, është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë së Shtetit. Ai ishte shpallur në kërkim pasi ndaj tij rëndon akuza për goditjen me grushte të një punonjësi policie, ngjarje e ndodhur në datën 17 korrik 2026.
Sipas raportimeve, efektivit të policisë M. V., i cili ishte duke lëvizur me motor në lagjen nr. 3 të qytetit, i është dashur të përballet me një konflikt fizik me disa persona pas mesnate. I riu është lokalizuar dhe ndaluar bazuar në informacionet operative të siguruara nga Komisariati i Policisë Sarandë dhe urdhrit të prokurorit.
Materialet procedurale mbi këtë rast i janë referuar Prokurorisë për hetime të mëtejshme mbi veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”. Deri në këtë fazë të hetimeve, shtetasi prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.