Zyrtarët policorë të Stacionit Veriu në Prishtinë, në kuadër të Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, kanë realizuar arrestimin e një personi të shpallur në kërkim. I arrestuari është shtetasi me inicialet B.A., 42-vjeç, i cili kërkohej nga organet e drejtësisë për kryerjen e veprës penale "vjedhje e rëndë".
Sipas njoftimit zyrtar, personi në fjalë ishte dënuar më parë me 4 vjet burgim për këtë vepër penale. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i arrestuari është dërguar për vuajtjen e dënimit, në përputhje me vendimin e gjykatës kompetente.
Përditësime
Policia e Kosovës saktësoi kohën e arrestimit të 42-vjeçarit. Ndalimi i të dyshuarit u krye më 24 shtator 2026, në orën 23:28.