Zyrtarët policorë të Stacionit të Fushë Kosovës kanë arrestuar një person të kërkuar, në kuadër të operacioneve të vazhdueshme të Policisë së Rajonit të Prishtinës për kapjen e personave të dënuar për vepra të ndryshme penale.
I arrestuari, i identifikuar si Sh. I., 35 vjeç, ishte në kërkim për veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Sipas njoftimit zyrtar, ai ishte i dënuar me burgim efektiv prej 2 vjetësh e 8 muajsh. Pas ndalimit, autoritetet policore kanë vepruar konform urdhëresës së gjykatës, duke e dërguar shtetasin në institucionin përkatës për të vuajtur dënimin e dhënë.