Njësitë policore të Drejtorisë Rajonale të Prishtinës kanë arrestuar më 19 shkurt 2026 personin me inicialet L.M., 22-vjeçar (lindur më 2004). Arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së gjykatës, në kuadër të planit operativ “Realizimi i Urdhëresave të Gjykatës”.
I dënuari kishte marrë dënimin me pesë vite burgim për veprën penale “dhunimi”. Pas lokalizimit dhe arrestimit, ai është dërguar në Burgun e Dubravës për vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në zbatimin e vendimeve gjyqësore, garantimin e sundimit të ligjit, sigurinë e qytetarëve dhe ruajtjen e rendit publik.