Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 43 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Goditja për shkak të detyrës".
Ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:55, në rrugën "Mitaq Salati", lagjja "15 Tetori" në Vlorë. Për shkak të vendosjes së një mase administrative ndaj automjetit të tij për parkim të gabuar, M. L. ushtroi dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasin S. N., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Vlorës për vijim të hetimeve.