Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar Reagimi, duke arrestuar shtetasin S. K., 45 vjeç, banues në Vlorë, për vjedhjen e një automjeti gjatë orëve të natës.
Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të një shtetaseje, e cila njoftoi se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin. Shërbimet e policisë organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta profesionale, policia identifikoi dhe arrestoi S. K.. Gjatë operacionit u gjet edhe automjeti i vjedhur, i cili u sekuestrua si provë. Sipas një burimi, mjeti u braktis nga i dyshuari dhe po krahasohen gjurmët e tij për krime të tjera të mundshme.
Materialet procedurale u dorëzuan pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme ligjore lidhur me veprën penale Vjedhja.