Policia e Sarandës arrestoi 62-vjeçarin Shefki Kaçupaj më 12 mars në lagjen nr. 4 të qytetit bregdetar, pas një mosmarrëveshjeje mes dy familjeve fqinje për sipërfaqen ndarëse të tarracës së pallatit.
Sipas policisë, Shefki Kaçupaj shkoi i armatosur te banesa e fqinjve dhe i kanosi me pistoletë me mulli. Policia sekuistroi armën si provë materiale dhe e arrestoi të dyshuarin.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se kanosja erdhi për shkak të mosmarrëveshjeve mbi shfrytëzimin e pjesës së përbashkët të tarracës në pallatin ku banonin familjet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.