Një 62-vjeçar u arrestua në Sarandë pasi hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi me pistoletë. Ngjarja ndodhi në lagjen nr. 4 dhe erdhi si pasojë e mosmarrëveshjes për shfrytëzimin e tarracës së përbashkët në pallatin ku banonin.
Sipas njoftimit të policisë, një shtetase denoncoi se fqinji i saj, Shefki Kaçupaj, kishte hyrë në banesën e saj duke e kanosur atë dhe familjarët me armë zjarri. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe neutralizuan autorin.
Si rezultat i veprimit të shpejtë, policia arrestoi Shefki Kaçupaj-in dhe sekuistroi pistoletën me mulli. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se kanosja u bë për shkak të konfliktit mbi pjesën e përbashkët të pallatit.
Nuk raportohet për të lënduar. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.