**Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë arrestuar shtetasin M. M., 71 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Policisë, ngjarja dyshohet se ka ndodhur në qytetin e Fierit dhe rasti është nën hetim.
Materialet e mbledhura janë kaluar në dispozicion të prokurorisë për veprime të mëtejshme.