Një person u arrestua në Klinë pasi dyshohet se vendosi gurë në hyrje të fshatit Sferkë, duke shkaktuar dëmtimin e një veture. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 22:45, kur një qytetar njoftuan stacionin policor.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, konfirmoi se njësitë policore morën masa menjëherë dhe sot arrestuan të dyshuarin. Me vendim të prokurorit, ai u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Sipas deklaratës së Driton Rugovës, qytetari kishte raportuar se gurët kishin dëmtuar veturën e tij gjatë kalimit në rrugën e bllokuar. Policia e Kosovës vazhdon hetimet për ngjarjen.