Një rast tragjik është shënuar mëngjesin e së martës, më 29 shtator 2026, në fshatin Jelloc të Komunës së Klinës, ku një person është gjetur pa shenja jete. Viktima është identifikuar si Florarb Zeka, sipas raportimeve të Gazetës Sinjali. Autoritetet policore janë njoftuar për këtë ngjarje rreth orës 06:20.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Në vendngjarje ka mbërritur edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i Florarb Zekës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë për t'iu nënshtruar obduksionit. Organet kompetente kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar nga policia si “Hetim i vdekjes”.
Përditësime
Viktima e gjetur pa shenja jete në fshatin Jelloc është identifikuar si Florarb Zeka, sipas raportimeve të Gazetës Sinjali.