Policia e Durrësit ka arrestuar Xhulio Golgota, 37-vjeç, banues në Durrës dhe inspektor i Autoritetit Portual të Durrësit, në kuadër të operacionit “Eko-Toxic”. Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendim të datës 3 shkurt 2026, i ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, në lidhje me mbetjet e rrezikshme të Kurum.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Durrësit e kapën dhe e ndaluan atë këtë të enjte.
Prokuroria e Durrësit kishte lëshuar 33 urdhër-arreste, por disa nuk u ekzekutuan plotësisht, pasi drejtuesit turq të Kurum, të cilët konsiderohen përgjegjës kryesorë, u arratisën para operacionit. Nga 33 urdhër-arrestet, policia ekzekutoi fillimisht 20 prej tyre. Gjykata la në qeli 8 persona, ndërsa ndaj të tjerëve vendosi masa si arrest shtëpiak dhe detyrim paraqitjeje. Aktualisht, 12 ose 13 persona vijojnë të jenë në kërkim, mes të cilëve drejtuesit turq. Raportohet se ka 21 të ndaluar me masa sigurie dhe 12 të tjerë në hetim ose kërkim.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme. Golgota ka qenë inspektor mjedisi në port në kohën kur u importuan mbetjet e Kurum. Vijon puna për kapjen e të tjerëve të shpallur në kërkim.
Përditësime
Gjykata e Durrësit vendosi më 6 shkurt 2026 masa sigurie ndaj 20 të arrestuarve dhe 13 të tjerëve në dosjen Kurum.
Masat:
- 8 arrest në burg: Shaban Hyseni, Mikail Hila, Nazif Bajrami, Andon Prifti, Indrit Likaj, Edmond Voda, Florian Çomo, Gazmend Sina.
- 4 arrest në shtëpi: Rami Buga dhe tre të tjerë.
- 6 ndalime daljeje jashtë shtetit.
- Detyrim paraqitjeje për Julian Kapedani, Arta Dollani, Marjeta Përlala, Kledina Skëndo, Bujana Tonçiça, Elis Mellonashi, Iva Musa.