Policia e Durrësit ka finalizuar operacionin "Ndjekja", duke lokalizuar dhe vënë në pranga gjashtë shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Mbështetjen Operacionale të Hetimit i kanë kapur këta persona në Durrës dhe zonat përreth.
Ndër të arrestuarit janë dy me dënime të formës së prerë:
- Abdyl Kaçaça, 35 vjeç, banues në Durrës, dënuar nga Gjykata e Apelit në 2024 me 5 vjet e 6 muaj burgim për "Prodhimin dhe shitjen e narkotikëve", prej të cilëve i mbeten 2 vjet e 9 muaj për të vuajtur;
- Jorid Muçeku, 27 vjeç, banues në Durrës, dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan me 3 vjet e 4 muaj burgim për "Ndihmën për kalim të paligjshëm të kufijve".
Një tjetër është:
- V. T., 45 vjeç, kundër të cilit Gjykata e Durrësit ka caktuar masën "Arrest në burg" për "Vjedhjen".
Tre të tjerë dyshohen për:
- E. S. (alias E. H.), 35 vjeç, banues në Laç, për "Mashtrimin";
- B. D., 33 vjeç, banues në Kavajë, për "Kundërshtimin e punonjësit të policisë së rendit publik", i proceduar në gjendje të lirë;
- E. S., 35 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë për "Mashtrimin", i proceduar në gjendje të lirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës njofton se puna për kapjen e personave të tjerë të kërkuar vazhdon. Materialet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.