Strukturat e Krimit Ekonomik kanë vënë në pranga kryeinspektorin e IMT-së në Himarë. Zyrtari, Dorian Hoxha, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Arrestimi u krye rreth orës 03:00 në zonën e Palasës. Fillimisht, Hoxha u shoqërua në Komisariatin e Himarës dhe më pas u transferua në Drejtorinë Vendore të Policisë së Qarkut Vlorë.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se zyrtari ka lejuar ose nuk ka parandaluar shkelje në kundërshtim me ligjin gjatë ushtrimit të detyrës. Hetimet vijojnë ende për të verifikuar nëse janë lejuar ndërtime të paligjshme në territorin e Bashkisë Himarë, veçanërisht në zonën bregdetare.
Përditësime
Policia raportoi një rast të ngjashëm në Sarandë disa ditë më parë, me arrestime për ndërtime pa leje në plazhin Copa Cabana të Kanalit të Çukës, të lidhur me grupe kriminale.