Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dje theu masën e sigurisë arrest në shtëpi dhe kanosi një shtetas me pistoletë sportive për motive të dobëta.
Ngjarja ndodhi në rrugën "Dëshmorët e 4 Shkurtit". Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve organizuan operacionin policor të koduar “One day”, pas informacioneve për thyerjen e masës së sigurisë dhe posedimin e lëndës narkotike.
Gjatë kontrollit, shërbimet policore sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një pistoletë sportive.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.