Shërbimet e Stacionit të Policisë Fushë-Krujë kanë ndaluar 41-vjeçarin Agim Xhixha, banues në Larushk të Sipërm, i cili kërkohej nga drejtësia. Arrestimi u mundësua pas administrimit të informacioneve operative mbi vendndodhjen e tij dhe finalizimit të operacionit të koduar "Larushku".
Sipas njoftimit zyrtar, 41-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me 6 vjet burgim. Ai është shpallur fajtor për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, e kryer në bashkëpunim". Pas ndalimit, materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekjen e mëtejshme dhe ekzekutimin e vendimit të dënimit.