Policia e Lushnjës ka arrestuar Thoma Kovaçin, drejtues i mjetit të transportit të një shkolle jopublike në Lushnjë, pas kallëzimit të familjarëve të një nxënëseje të mitur për ngacmim seksual.
Ngjarja u zbulua kur e mitura u tregoi prindërve sjelljen e papërshtatshme të shoferit, i cili e transportonte çdo ditë nga banesa në shkollë dhe anasjelltas. Familjarët ndërmorën menjëherë denoncimin te policia.
Arrestimi u krye mbrëmjen e 31 marsit. E mitura u pyet në praninë e një psikologeje për të dhënë versionin e saj, çka çoi në ndalimin e menjëhershëm të Thoma Kovaçit.
Grupi i hetimit po verifikon detajet dhe vërtetësinë e deklaratave. Nuk ka ende deklaratë zyrtare nga Policia e Shtetit.