Policia e Kosovës ka arrestuar gjatë ditës së dielës, më 8 shkurt 2026, në Prishtinë personin me inicialet E.M., 26 vjeç, i cili ishte në kërkim pasi ishte dënuar me tre vite burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”.
Arrestimi është realizuar nga Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë. Pas lokalizimit dhe ndalimit, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe riafirmon përkushtimin për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e çdo vepre penale që cenon rendin dhe qetësinë publike.