Policia e Kosovës ka arrestuar më 27 janar 2026 në Prishtinë një shtetas të huaj të dyshuar për trafikim narkotikësh. Arrestimi u realizua nga zyrtarët e Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor-ILECU, në bashkëpunim me Stacionin Policor Jugu në Prishtinë.
I dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, bazuar në urdhër-arrest të lëshuar nga autoritetet gjermane për veprën penale “Trafikimi i drogave narkotike në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse”, e sanksionuar sipas legjislacionit penal gjerman. Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, ai u dërgua në ndalim policor për 48 orë, për të vazhduar procedurat ligjore në përputhje me ligjin në fuqi.
Disa media raportojnë se i arrestuari quhet Rama Ramadani ose Ramë Ramadani, emër i lidhur me rrjete trafiku narkotikësh në Gjermani dhe vende të tjera. Policia nuk ka konfirmuar identitetin në njoftimin zyrtar.
Policia e Kosovës thekson përkushtimin ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe veprave të rënda penale.