Reperi nga Peja, Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti, u arrestua të mërkurën në Prishtinë nën dyshimet për armëmbajtje pa leje.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në rrugën Mehmet Isahi. Gjesti, fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, u shoqërua në polici, u intervistua dhe, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, u dërgua në mbajtje për 48 orë.
Lajmin e konfirmoi Zyra për Informim e Policisë së Kosovës. Zëdhënësi për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, deklaroi se policia arrestoi një person të dyshuar për armëmbajtje pa leje, e intervistoi dhe e dërgoi në mbajtje.
Rasti po trajtohet nga organet kompetente dhe pritet të ketë më shumë detaje në vazhdim.